Kategoria e Parë/ Dinamo dhe Korabi 'shkelm' krizës, Skënderbeu blof në transfertë! Flamurtari merr kreun me tripletë (RENDITJA - GOLAT)

4 Mars 2023, 15:28| Përditesimi: 4 Mars 2023, 18:05

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka vijuar sot me javën e 18-të. Në fushë zbritën 14 skuadrat, teksa rezultatet kanë qenë surprizuese. Skënderbeu që deri para këtij raundi kryesonte klasifikimin, është ndalur 0-0 në transfertën e Burrelit. Korçarët kanë shënuar, por goli i tyre është konsideruar si i parregullt, me fundin e takimit që ka qenë i tensionuar.

Në ndeshjet e tjera, Korabi fitoi 1-0 me Besën falë golit të Mario Beshiraj. Edhe Dinamo ka bërë detyrën duke fituar bindshëm 0-4 në transfertë me Besëlidhjen. Ivan me dopietë, Denisson dhe Denilson shënuan për Blutë, me Dritan Mehmetin që ka debutuar me tri pikë te Dinamo.

Në ndeshjet e tjera, Apolonia fitoi 1-0 me Tërbunin falë golit të Eneh në minutën e 80-të. Luzi dhe Turbina barazuan 0-0, ndërsa Tomori mundi 2-0 Orikun. Për beratasit shënuan Laval dhe Alinani, duke përmbysur golin e Rafael.

Në stadiumin 'Flamurtari' në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-0 me Lushnjën duke marrë kreun e Kategorisë së Parë. Yuri Merlim hapi ndeshjen në minutën e tretë pas një aksioni model. Në të 43 minutë Basha shënoi autogol, teksa Fabio Beqja në të 70 minutë shënoi për 3-0. Flamurtari kryeson me 35 pikë pas javës së 18-të, ndjekur nga Dinamo dhe Skënderbeu me 34 pikë. Në fundin e ftohtë Oriku, Turbina, Lushnja dhe Besëlidhja.

Kategoria e Parë - java 18-të:

Apolonia 1-0 Tërbuni

Besëlidhja 0-4 Dinamo

Burreli 0-0 Skënderbeu

Korabi 1-0 Besa

Luzi 0-0 Turbina

Tomori 2-1 Oriku

Flamurtari 3-0 Lushnja

Renditja:

Ora 16:20
VIDEO/ Skënderbeut i anullojnë golin në shtesë, Frashëri përplaset me policin në fushë

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi javën e 18-të. Burreli dhe Skënderbeu barazuan 0-0, teksa fundi i ndeshjes ka qenë dramatik. Korçarët ia dolën që në 90+1 minutë të shënonin me Dumfour, gol që u anullua për pozicion jashtë loje. Fërshëlima e fundit e arbitrit ka bërë që miqtë nga juglindja të rrethonin gjyqtarët për t'i kërkuar llogari. Erlis Frashëri nuk i ka mbajtur nervat dhe është përplasur me një nga policët bashkiak, i ngarkuar për ruajtjen fizike të arbitrave. Më herët gjatë sfidës vendasit goditën dy herë shtyllën, teksa Skënderbeu ndalet në transfertë duke humbur kreun e klasifikimit.

Goli i korçarëve:

Përplasja pas ndeshjes:
 
Ora 15:30
VIDEO/ Tripletë në shtëpi, Flamurtari 'zhyt' Lushnjën dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Në stadiumin 'Flamurtari' në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-0 me Lushnjën duke marrë kreun e Kategorisë së Parë. Yuri Merlim hapi ndeshjen në minutën e tretë pas një aksioni model. Në të 43 minutë Basha shënoi autogol, teksa Fabio Beqja në të 70 minutë shënoi për 3-0. Flamurtari kryeson me 35 pikë pas javës së 18-të, ndjekur nga Dinamo dhe Skënderbeu me 34 pikë. Në fundin e ftohtë Oriku, Turbina, Lushnja dhe Besëlidhja.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?