Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të diel katër nga gjashtë ndeshjet e raundit të 19-të. Surpriza në fushë, ndërsa ky raund mbyllet të hënë me dy takime.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Besa 'vendase' u mposht 2-3 nga Erzeni. Shijakasit bënë surprizën këtë të diel pasi mposhtën kavajasit që kanë pretendime për ngjitjen në elitë. Paçka se Abdulai shënoi në minutën e tretë për Besën, shijakasit përmbysën me autogolin e Goxhës dhe golat e Xhekës dhe Hodos. Në fund realizimi i Indio Oliveirës për Besën shërbeu sa për statistika.
Në Burrel ishin miqtë nga Fieri që fituan 0-1. Goli i vetëm për Apoloninë u shënua nga Trifoni në minutën e 62. Në stadiumin e Fushë-Krujës vendasit e Kastriotit mposhtën 1-0 Kukësin me golin e Ajazit.
Kryesuesit e Vorës nuk e patën të vështirë dhe fituan në Lushnje 1-3. Kasalla, Aneni dhe Ruzgis shënuan për vorakët, teksa në fund Deliaj gjeti golin për lagunarët.
Vora kryeson me 47 pikë, ndjekur nga Flamurtari (-1 ndeshje) dhe Besa, Burreli, Kastrioti dhe Lushnja.
Kategoria e Parë, raundi 19-të:
E diel, 19 janar 2025 - 13:30
Besa 2-3 Erzeni
Burreli 0-1 Apolonia
Kastrioti 1-0 Kukësi
Lushnja 1-3 Vora
E hënë, 20 janar 2025 - 13:30
Korabi - Valbona
Pogradeci - Flamurtari
Renditja: