Shorti i Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për sezonin 2024-25, Kukësi - Erzeni në javën e parë

15 Korrik, 13:12| Përditesimi: 15 Korrik, 13:42

  • Share

TIRANË - Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mësuar këtë të hënë shortin për edicionin 2024-25, pjesë e së cilës do jenë 12 skuadra. Në "Shtëpinë e Futbollit" u mësua edhe kalendari, teksa gjithçka nis në datën 24 gusht me javën e parë. Që në nisje spikat dueli Kukësi - Erzeni, skuadrat e rrëzuara nga elita. Duel i fortë është edhe mes Vorës dhe Apolonisë, të dyja synojnë ngjitjen në elitë. Flamurtari do të përballet me Burrelin.

Ashtu sikurse edicioni i kaluar, edhe në këtë sezon të ri futbollistik që do të ngrejë siparin më 24 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet më 19 prill 2025 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Në Kategorinë e Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Erzeni, FK Kukësi, KS Kastrioti, Flamurtari FC, Pogradeci, KS Korabi, FK Apolonia, Valbona, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora. Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Kategorinë Superiore, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superiore.

KALENDARI I PLOTË (KLIKO) 

Java e parë (24 gusht):

Vora - Apolonia

Kukësi - Erzeni

Flamurtari - Burreli

Valbona - Besa

Korabi - Lushnja

Pogradeci - Kastrioti

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?