Besa 2-1 Kukësi

Sport

Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit

16 Shkurt, 15:48| Përditesimi: 16 Shkurt, 15:50

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në vend zhvilloi ndeshjen e katërt për javën e 23-të. Këtë të diel në fushën e Plugut në Lushnje, Besa fitoi si vendase 2-1 kundër Kukësit.

Kavajasit që vijojnë të jenë pa një stadium e shohin veten të migrojnë çdo dy javë për të gjetur një shtëpi dhe paçka se i zhvillojnë të gjitha ndeshjet në udhëtim janë pretendentë për Superligën.

Sot ndeshja u zhbllokua nga Abdulai në minutën e 26-të, ndërsa Patric Nonato në fundin e pjesës së parë i dha skuadrës së Emiliano Çelës avantazhin e dyfishtë. Kukësi mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 45+4, pasi Malaj doli me karton të kuq. Edhe pse verilindorët shkurtuan me Avdiun në fillimin e pjesës së dytë, suksesi foli për Besën, me trajnerin Çela që mposhti ish-ekipin e tij.

Kategoria e Parë nisi të shtunë me tre duele dhe raundin e 23-të do e mbyllë të hënën me dy përballje që nisin në orën 13:30.

Kategoria e Parë, raundi 23 - 13:30

E shtunë, 15 shkurt 2025

Flamurtari 2-0 Valbona

Lushnja 1-0 Kastrioti

Vora 2-0 Erzeni

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Besa 2-1 Kukësi

E hënë, 17 shkurt 2025

13:30

Pogradeci - Apolonia

Burreli - Korabi

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?