Korabi feston tri pikët

Kategoria e Parë/ Lushnja fiton derbin kundër Apolonisë, Burreli bëhet 'i frikshëm'! Korabi mposht Erzenin në Shijak

15 Shtator, 18:46| Përditesimi: 15 Shtator, 18:48

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë të dielë tre nga ndeshjet e para për javën e katërt të sezonit. Te tri pikët dolën Lushnja, Burreli dhe Korabi.

Në "Loni Papuçiu" u luajt derbi i Myzeqesë, me vendasit e Apolonisë që u mundën 0-1 nga Lushnja e Gugash Maganit. Një gol i Hidës në minutën e 15-të vendosi gjithçka, teksa lagunarët ngjiten në kuotën e shtatë pikëve.

Në Burrel vendasit fituan 2-1 kundër Pogradecit. Gjithçka ka ndodhur në fundin e ndeshjes, ku për vendasit zhbllokoi gjithçka Ferruku në të 88 minutë, para se Panadic të barazonte në shtesën e shtatë. Vendasit gjetën sërish gol me Xhakaj në shtesën e dhjetë për të marrë fitoren e dytë këtë sezon.

Në "Tofik Jashari" të Shijakut vendasit e Erzenit humbën 0-2 nga Korabi. Skuadra nga Peshkopia shënoi dy gola në pjesën e parë me Peraltën dhe Andoni. Java e katërt e Kategorisë së Parë mbyllet të hënë.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?