Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi të shtunën katër nga ndeshjet e raundit të pestë. Në "Roza Haxhiu" Lushnja vendase ndali 0-0 Besën. Kavajasit e Mirel Josës kishin siguruar katër fitore në javët e kaluara.
Në Fushë-Krujë, Kastrioti mposhti pastër 2-0 Burrelin me dopietën e Elvi Berishës. Ndërkohë në Peshkopi vendasit e Korabit u mposhtën 0-1 nga Vora me golin e Avdiut.
Pogradeci u rikthye te fitorja pas tre humbjeve, duke mposhtur në shtëpi 1-0 Erzenin falë golit të Panadic në minutën e fundit. Raundi i pestë mbyllet këtë të dielë në orën 16:00. Në Vlorë luhet Flamurtari - Apolonia, ndërsa Valbona pret Kukësin.
Kategoria e Parë, raundi 5:
E shtunë, 21 shtator 2024
Kastrioti 2-0 Burreli
Korabi 0-1 Vora
Lushnja 0-0 Besa
Pogradeci 1-0 Erzeni
E diel, 22 shtator 2024; 16:00
Flamurtari - Apolonia
Valbona - Kukësi
Renditja: