Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi sot katër ndeshjet e radhës për javën e 21-të. Rezultate surprizë në fushë, teksa bie në sy përmbysja 2-1 e Lushnjës në "Roza Haxhiu" me Besën. Goli i Radovanit për kavajasit u përmbys nga dopieta e Nurit.
Në Pukë, Tërbuni barazoi 1-1 me Turbinën, me trajnerin e vendasve Ramadan Ndreu që siguroi 500 ndeshje në drejtimin e një skuadre. Goli i Rezit për pukjanët, u barazua nga Ahanonu. Në Berat, Tomori vendas pësoi një humbje surprizë kundër Luzit 0-2. Cahani në të 26 minutë dhe Treni në 90+7 shënuan për Luzin. Burreli dhe Besëlidhja barazuan 0-0. Dje në Korçë, Skënderbeu fitoi 4-1 me Apoloninë. Nesër në 15:00 luhet Oriku - Flamurtari, teksa të hënë po në këtë orar Dinamo - Korabi në "Selman Stërmasi".
Kategoria e Parë, e shtunë - java 21:
Burreli 0-0 Besëlidhja
Lushnja 2-1 Besa
Tërbuni 1-1 Turbina
Tomori 0-2 Luzi
Renditja: