Kategoria e Parë mbylli javën e tretë. Këtë të hënë AF Elbasani dhe Vora siguruan tri pikë në ndeshjet respektive. Pas kësaj jave, Apolonia dhe AF Elbasani kryesojnë renditjen.
Në stadiumin "Tomori" të Beratit, Lushnja humbi 0-1 me AF Elbasanin. Skuadra e Nevil Dedes iu fal golit të Abaz Karakacit në minutën e 45 të ndeshjes. Në pjesën e dytë Lushnja e Gugash Maganit nuk ia doli të shënonte një gol, teksa s'ka siguruar asnjë pikë këtë sezon.
Në Vorë, vendasit fituan 3-1 kundër Burrelit. Për skuadrën e Artan Mërgjyshit shënuan Qardaku dhe Avdiu në pjesën e parë. Fetaj për miqtë shkurtoi përkohësisht rezultatin, ndërsa Raboshta në minutën e 77-të shënoi për 3-1.
Pas javës së tretë, Apolonia, AF Elbasani dhe Bylis kryesojnë me shtatë pikë, teksa Lushnja me zero pikë mban vendin e fundit.
Renditja:
FORCA ELBASANI
Përgjigju