Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar të mërkurën e 26 marsit katër ndeshjet e para për raundin e 29-të. Sukses për Vorën që shkëputet në krye të renditjes, ndërsa Flamurtari u mposht në Vlorë nga Pogradeci. Besa u ndal nga Burreli, teksa Valbona bëri surprizën.
Në stadiumin e Vlorës vendasit e Flamurtarit u mposhtën 1-2 nga Pogradeci. Zguro në minutën e 60-të shënoi për liqenorët, kjo pas pasigurisë së portierit Kaloshi. Kur u mendua se vendasit do reagonin, Pius Freeman nxori 'blof' mbrojtjen dhe shënoi golin e dytë, duke bërë që vlonjatët të humbasin terren me kreun. Ememe shkurtoi në minutën e fundit për vendasit, teksa Flamurtari për 32 minuta luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Allmuçës.
Kjo humbje e Flamurtarit i ka kushtuar edhe postin trajnerit italian Andrea Agostineli. Ai është shkarkuar nga drejtuesit e klubit vlonjat, teksa pritet vetem zyrtarizimi.
Në drejtim të Flamurtarit pritet të emërohet Artim Pollozhani, i cili ka qenë më parë edhe lojtar e drejtor sportiv të Flamurtari. Vlonjatët mbeten në vend të dytë në kategorinë e parë.
Në Vorë, vendasit fituan 4-2 kundër Lushnjës dhe "çimentojnë" kreun me pesë pikë më shumë se Flamurtari, duke vendosur "një dorë" te titulli kampion. Kasalla, Lika dhe dopieta e Ruzgis vendosën ndeshjen, teksa Lushnja u përmbys pasi kishte shënuar e para me Kacanollin. Golin e dytë për "Lagunarët" e shënoi Korreshi.
Valbona e shumë problemeve fitoi 3-0 kundër Kastriotit në Bajram Curri me golat e Xhabaftit, Matelit dhe Ballës.
Pas këtyre sfidave është Vora që shkëputet në krye me 73 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 68 dhe Besa me 62.
Kategoria e Parë, raundi 29-të:
E mërkurë, 26 mars 2025
Besa 0-0 Burreli
Flamurtari 1-2 Pogradeci
KF Valbona 3-0 Kastrioti
Vora 4-2 Lushnja
Renditja:
Komente
