Flamurtari - Apolonia do diskutojnë finalen play-off në Kategorinë e Parë, me fituesin që do përballet me Laçin (vendi tetë në elitë) për një vend në Superligën e futbollit shqiptar në sezonin e ri.
Këtë të diel u zhvilluan dy sfidat gjysmëfinale play-off, me Flamurtarin dhe Apoloninë që kanë marrë të drejtën të kalojnë më tej. Kështu, në Vlorë vendasit e Flamurtarit barazuan 0-0 kundër Korabit, ndërsa për shkak të renditjes më sipër në sezonin e rregullt kalon më tej.
Nga ana tjetër Vora u mund 3-4 nga Apolonia në një ndeshje me përmbysje. Vorakët kryesonin 3-1 dhe fill pas golit të Raboshtës me penallti, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima tërhoqi nga fusha ekipin e tij për disa minuta.
Pas kthimit në fushë fierakët shënuan tre gola për 13 minuta dhe përmbysën ndeshjen 3-4.
Tanimë do jetë fituesi i çiftit Flamurtari - Apolonia (ndeshje teke) që do përballet me Laçin për një biletë Superlige. Ky duel luhet në datën 15 maj në orën 15:00.
Gjysmëfinale, play-off / Kategoria e Parë
E diel, 15:00
*Flamurtari 0-0 Korabi
Vora 3-4 Apolonia* (Prengaj 32', 44', Raboshta 50' (p) / Hebeja 23', Maksuti 69', Omeri 73', Umejiego 82')
Finale 15 maj 15:00, Flamurtari - Apolonia / Laçi