Skënderbeu duket se ka një tjetër marsh këtë fillim sezoni në Kategorinë e Parë dhe ekipi i Ernest Gjokës ka hedhur kandidaturën për t'u shpallur kampion dhe për t'u ngjitur në Superligë. Mbrëmjen e të premtes bardhekuqtë fituan 1-0 në Korçë kundër Laçit, një rivali direkt. Renato Gjini në minutën e 78-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve për Skënderbeun, ndërsa Laçi për më shumë se 22 minuta luajti me një futbollist më pak, pasi Mjaki u ndëshkua me karton të kuq. Me 13 pikë pas pesë raundeve, Skënderbeu mban vendin e parë, duke lënë pas Laçin që ka nëntë pikë.
Në ndeshjen tjetër, në stadiumin e Luzit të Vogël, Besa dhe Lushnja barazuan 1-1. Fabjan Beqja shënoi për kavajasit pas 15 minutave lojë, ndërsa Mikel Canka barazoi për lagunarët në minutën e 40-të.
Këtë të shtunë do luhen edhe katër ndeshjet e mbetura për raundin e pestë në Kategorinë e Parë.
Kategoria e Parë, raundi 5:
E premte, 26 shtator 2025
Besa 1-1 Lushnja
Skënderbeu 1-0 Laçi
E shtunë, 27 shtator 2025 - 16:00
AF Luftëtari - Iliria
Kastrioti - Burreli
Kukësi - Pogradeci
Korabi - Apolonia
Renditja:
Renditja në Kategorinë e Parë
Komente
