Festa e Skënderbeut, ilustruese

Sport

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht 0-1 Pogradecin në derbi dhe merr kreun, tri pikë edhe për Laçin e Burrelin

20 Shtator, 08:34| Përditesimi: 20 Shtator, 08:37

  • Share

U luajtën të premten tre ndeshje e para të javës së katërt në Kategorinë e Parë, me emocionet dhe golat që ishin prezent deri në fund.

Në “Liri Ballabani”, Burreli arriti një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Besës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa kavajasit kaluan të parët në avantazh me Danajn në minutën e 56-të. Reagimi i vendasve ishte i shpejtë, teksa Xhabrahimi barazoi me penallti në minutën e 77-të dhe Da Silva vulosi përmbysjen në minutën e 90+7-të.

Në Pogradec, Skënderbeu mori tri pikë të arta në “Gjorgji Kyçyku” duke fituar 0-1 ndaj vendasve në derbin e juglindjes. Heroi i korçarëve ishte Abiodoun Tayo, që shënoi golin e vetëm në minutën e tretë shtesë.

Ndërkohë, Laçi vazhdon formën e mirë duke mposhtur Korabin 2-0. Myrta hapi serinë e golave në minutën e 39-të, ndërsa Nerguti e mbylli sfidën në fund (90’).

Skënderbeu mbran kreun me dhjetë pikë, ndjekur nga Laçi. Panorama e plotë e renditjes do mësohet sot pasi në program duke nisur nga ora 16:00 janë edhe tre takimet e mbetura.

Kategoria e Parë, raundi i katërt:

E premte, 19 shtator 2025

Burreli 2-1 Besa (Xhabrahimi 77’ (p), Da Silva 90’+7 / Danaj 56’)

Laçi 2-0 Korabi (Myrta 39’, Nerguti 90’)

Pogradeci 0-1 Skënderbeu (Abiodoun 90+3')

E shtunë, 20 shtator 2025 - 16:00

Apolonia - Kastrioti

Iliria - Kukësi

Lushnja - AF Luftëtari

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?