Skënderbeu feston tri pikët

Sport

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht 2-0 Ilirinë dhe merr përkohësisht kreun, paqe në stadiumin e Kukësit

13 Shtator, 10:13| Përditesimi: 13 Shtator, 10:20

  • Share

Futbolli në Shqipëri nisi javën e tretë në Kategorinë e Parë. Në Kukës, vendasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 kundër Lushnjës, ndërsa Skënderbeu fitoi 2-0 kundër Ilirisë, për të marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Në stadiumin e Kukësit, vendasit dolën me një pikë duke barazuar 1-1 kundër Lushnjës. Ishin lagunarët që kaluan të parët në epërsi pas vetëm 15 minutash me të përhershmin Mikel Canka. Verilindorët u përgjigjën me Junior në minutën e 32-të.

Në Korçë, Skënderbeu fitoi 2-0 kundër Ilirisë së Fushë-Krujës për të marrë kreun e renditjes, të paktën momentalisht. Nasr në minutën e 9-të dhe Cuçka në minutën e 73-të ishin autorët e golave për të besuarit e Ernest Gjokës.

Raundi i tretë i Kategorisë së Parë mbyllet sot me katër takime, ku spikat Pogradeci - Laçi apo edhe Besa - Apolonia.

Kategoria e Parë, raundi 3:

E premte, 12 shtator 2025

Kukësi 1-1 Lushnja

Skënderbeu 2-0 Iliria

E shtunë, 13 shtator 2025 - 16:00

AF Luftëtari - Burreli

Besa - Apolonia

Kastrioti - Korabi

Pogradeci - Laçi

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?