Kategoria e Parë

Sport

Kategoria e Parë/ Skënderbeu tri pikë me tension në Berat, fitojnë Besa, Luzi dhe Besëlidhja

15 Tetor 2022, 17:47| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 17:52

  • Share

Kategoria e Parë ka zhvilluar sot katër nga ndeshjet e javës së gjashtë. Në Berat, Tomori humbi 0-1 me Skënderbeun. Miqtë e Memellit iu falën një 11 metërshi të kthyer në gol nga Pusi në shtesën e dytë të pjesës së parë. Dueli gjatë gjithë 90 minutave ka qenë i tensionuar, me lojtarët dhe stafi që disa herë u përplasën edhe fizikisht. Në fund tri pikët i shkojnë korçarëve, që marrin fitoren e tretë radhazi.

Fitore edhe për Besën në transfertë me Turbinën. 2-4 fituan miqtë e Maganit që iu falën golave të Kukës dhe tripletës së Onuh. Laroshi dhe Murrja shënuan te cërrikasit. Besëlidhja fitoi 1-0 me Orikun në Lezhë me gol të Shehut. Luzi fitoi 2-1 me Burrelin, me dopietë të Çuçkës. Për miqtë shënoi Stana.

Në pritje të përmbylljes së të gjitha dueleve, për momentin kryeson Dinamo me 11 pikë, aq pikë sa ka edhe Skënderbeu me një ndeshje më shumë. Në fund Turbina me vetëm dy pikë.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?