Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur këtë të dielë (13 prill) raundin e 32-të. Në fushë zbritën 12 skuadra duke nisur nga ora 15:00. Një javë nga fundit i sezonit ende nuk dihet skuadra e dytë që do ngjitet në elitën e vendit, teksa ka një garë të fortë mes Flamurtarit dhe Besës.
Në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Besa mposhti 1-0 kampionët e Vorës falë golit të Kapos në minutën e 30-të. Vorakët, të cilët një javë më parë u shpallën zyrtarisht kampion dhe siguruan ngjitjen në Superligë për herë të parë në histori, kishin hedhur në fushë emra të rinj.
Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari vendas bëri detyrën dhe mposhtu 2-0 Erzenin e rënë nga kategoria. Oshafi dhe Batha shënuan nga një gol në secilën pjesë. Tanimë raundi i javës që vjen është i fundit dhe Flamurtari e Besa do kërkojnë një biletë direkte për në Superligë, ose thënë ndryshe vendin e dytë.
Flamurtari përballet në udhëtim me kampionët e Vorës, ndërsa Besa luan me Valbonën. Le të themi se dy skuadrat do garojnë deri në minutat e fundit dhe elita do vendoset me "fotofinish".
Ndërkohë, Apolonia u ndal 1-1 nga Kastrioti dhe fierakët do diskutojnë play-offin me Lushnjën në javën e fundit. Derbi i Myzeqesë do tregojë se cili ekip do garojë për të pasur shanse për në Superligë.
Nga ana tjetër Pogradeci pas fitores kundër Kukësit e ka siguruar zonën play-off, duke lënë verilindorët në zonën play-out.
Verdiktet e sezonit 2024-25 në Kategorinë e Parë
Skuadra kampione: Vora
Skuadrat që kanë siguruar play-off: Flamurtari, Besa, Burreli dhe Pogradeci
Gara për vendin e dytë: Flamurtari dhe Besa
Gara për një vend në play-off Apolonia dhe Lushnja
Skuadrat që do garojnë në play-out: Kastrioti, Kukësi
Skuadrat e rrëzuara nga Kat. e Parë: Valbona, Erzeni
Kategoria e Parë, raundi 32 (parafundit):
E diel, 13 prill 2025 - 15:00
Besa 1-0 Vora (Arena e Demave, Tiranë)
Burreli 2-1 Valbona
Flamurtari 2-0 Erzeni
Kastrioti 1-1 Apolonia
Lushnja 0-1 Korabi
Pogradeci 3-0 Kukësi
Renditja:
Komente
