Korabi 3-2 Kastrioti

Kategoria e Parë/ Tomori i largohet fundit, mund Apoloninë! Buzëqeshin Korabi dhe Lushnja

28 Janar, 17:02| Përditesimi: 28 Janar, 17:03

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka vijuar këtë të dielë me tre ndeshjet e para për javën e 18-të, ndërkohë që tre të tjera do zhvillohen të hënën duke filluar nga ora 13:30.

Në Berat, Tomori befasoi duke mundur 2-1 Apoloninë. Ishin fierakët që kaluan në epërsi me Umejiegon në të tetën minutë, teksa Tomori shënoi me Cacon dhe Gjonin.

Lushnja siguroi tri pikë me peshë në udhëtim, duke mundur 1-2 Luzin. Për lagunarët shënuan Ayinde dhe i përhershmi Canka. Te suksesi edhe Korabi, që mundi 3-2 Kastriotin në një ndeshje emocionuese.

Kategoria e Parë, java 18-të:

E dielë

Korabi 3-2 Kastrioti (Çema 13', Bocka 18', Xheka 82' / Mehmeti 8', Kapllani 42')

Luzi 1-2 Lushnja (Itodo 88 (p) / Ayinde 57', Canka 60')

Tomori 2-1 Apolonia (Caco 38', Gjoni 90+1' / Umejiego 8')

E hënë - 13:30

Burreli - AF Elbasani

Bylis - Vora

Flamurtari - Besa

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?