Kategoria e Parë e futbollit ka zhvilluar sot tre ndeshjet e para për javën e 16-të. Me fillim në 13:00, Besëlidhja dhe Lushnja barazuan 2-2, teksa Flamurtari fitoi në Vlorë 1-0 kundër Turbinës. Në Berat, Tomori mori tri pikë me vlerë pas fitores 2-1 me Tërbunin.
Në Lezhë, Besëlidhja dhe Lushnja barazuan 2-2. Për vendasit shënoi Bruka dopietë, ndërsa Canka dhe Pepa te miqtë. Të dyja skuadrat janë në zonën e ftohtë dhe rrezikojnë qëndrimin në kategori. Në Vorë, Flamurtari iu fal Shkallës për fitoren 1-0 kundër Turbinës. Tanimë vlonjatët e Troisit mbajnë vendin e dytë, duke kërcëuar kryesuesit e Dinamos.
Në Berat, Tomori fitoi 2-1 me Tërbunin. Deliu dhe Ismailaj shënuan te vendasit nga penalltia, ndërsa Krasniqi për pukjanët. Me këtë tri pikësh, Tomori i merr vendin Tërbunit dhe lufton në zonën e promovimit për në elitë. Nesër me fillim nga 13:00 zhvillohen katër ndeshjet e mbetura për javën e 16-të në Kategorinë e Parë.
Kategoria e Parë - java 16:
E shtunë
Besëlidhja 2-2 Lushnja
Flamurtari 1-0 Turbina
Tomori 2-1 Tërbuni
E diel 13:00
Apolonia - Besa
Burreli - Dinamo
Luzi - Korabi
Skënderbeu - Oriku
Renditja: