Kategoria e Parë vijoi këtë të shtunë me katër ndeshjet e radhës për raundin e 18-të. Pas pushimeve niveli i dytë i futbollit në vend zbriti në fushë me rezultate surprizë, ndërkohë që ndeshja Erzeni - Lushnja u shty për shkak të gjendjes së keqe të fushës.
Në Vlorë vendasit e Flamurtarit nuk e kursyen Korabin dhe e mposhtën 3-0. Dopieta e Vasil Shkurtaj dhe Selimi i dhanë tri pikë me vlerë vlonjatëve. Në Vorë, vendasit fituan 3-2 kundër Kastriotit dhe mbajnë kreun. Ruzgis, Bardhi dhe Tabaku shënuan për vendasit, teksa Musaj dhe Ajazi shkurtuan për miqtë.
Në "Loni Papuçiu" të Fierit Apolonia barazoi 0-0 me Valbonën. Barazim edhe në Burrel 1-1 mes vendasve dhe Besës. Ferruku shënoi për ekipin e Ditmar Bicaj, ndërsa barazoi Nurja. Trajneri Emiljano Çela debuton kështu me pikë te kavajasit.
Ndeshja e shtyrë
Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur sot, Erzeni - Lushnja është shtyrë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, ditën e diel, në stadiumin e Vorës dhe do të nisë në orën 13:30.
Pas kësaj jave Vora mban kreun ndjekur nga Flamurtari. Në fund Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzeni.
Kategoria e Parë, raundi 18-të:
E premte, 10 janar 2025
13:30 Kukësi 3-1 Pogradeci
E shtunë, 11 janar 2025 - 13:30
Apolonia 0-0 Valbona
Burreli 1-1 Besa
Flamurtari 3-0 Korabi
Vora 3-2 Kastrioti
E diel, 12 janar 2025
13:30 Erzeni - Lushnja (Vorë)
Renditja: