Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka vijuar këtë të diel me katër ndeshjet e radhës. Në stadiumin "Vëllezërit Gega" në Bajram Curri, vendasit e Valbonës u përmbysën 3-4 nga Vora, me miqtë e Bellait që vijojnë të qëndrojnë në krye të renditjes. Uahab, Farruku dhe Da Silva shënuan tre gola të shpejtë për vendasit, ndërsa u barazuan që në pjesën e parë nga Ruzgis, Shehi dhe Kasalla. Duhej minuta e 47-të që Ismajli të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për miqtë.
Në Vlorë, Flamurtari vendas fitoi 2-0 me Kukësin me golat e Ememe dhe Fabjan Beqja në pjesën e dytë. Në stadiumin e Fushë-Krujës vendasit e Kastriotit humbën 0-1 nga Besa. Për kavajasit e Josës golin e shënoi Indio Oliveira në minutën e 31.
Në Peshkopi ndeshja mes Korabit dhe Erzenit u mbyll 1-1. Buçi për vendasit dhe Duraku për shijakasit shënuan golat. Ky raund në të Parën mbyllet të hënën me ndeshjen Pogradeci - Burreli.
Vora me 37 pikë prin renditjen, ndjekur nga Besa dhe Flamurtari me 35 pikë. Në fund Apolonia, Korabi, Valbona dhe Erzeni.
Kategoria e Parë, raundi 15-të:
E shtunë, 07 dhjetor 2024
13:30 Lushnja 2-1 Apolonia
E diel, 08 dhjetor 2024 - 13:30
Flamurtari 2-0 Kukësi
Kastrioti 0-1 Besa
KF Valbona 3-4 Vora
Korabi 1-1 Erzeni
E hënë, 09 dhjetor 2024
13:30 Pogradeci - Burreli
Renditja: