Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
Java e parë ka rezervuar këto përballje:
Grupi A
KF Shkodra – T-Kamza
Kamza Sport – Dinamo City B
Rinia EL – Shënkolli
Bulqiza – Young Boys Tirana
Klosi – Vllaznia B
Grupi B
Albpetrol – Skrapari
Osumi – Memaliaj
Tepelena – Turbina
Teuta B – Gramozi
Përmeti – Apolonia B
Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B
Komente
