Moment nga shorti për Kategorinë e Tretë të futbollit në Shqipëri

Sport

Kategoria e Tretë/ Hidhet shorti për sezonin 2025-26, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

3 Tetor, 18:01| Përditesimi: 3 Tetor, 18:09

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.

Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.

Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.

Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.

Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.

Java e parë ka rezervuar këto përballje:

Grupi A

KF Shkodra – T-Kamza

Kamza Sport – Dinamo City B

Rinia EL – Shënkolli

Bulqiza – Young Boys Tirana

Klosi – Vllaznia B

Grupi B

Albpetrol – Skrapari

Osumi – Memaliaj

Tepelena – Turbina

Teuta B – Gramozi

Përmeti – Apolonia B

Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:

KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A

KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?