Teuta-Bylis 2-1, Emiljano Vila duke festuar golin e barazimit - Foto LSA

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

18 Gusht, 21:55| Përditesimi: 18 Gusht, 22:00

  • Share

Kategoria Superiore - Ka nisur edicioni i ri i Kategorisë Superiore të Kampionatit shqiptar. Sot janë zhvilluar dy takimet e para në orën 20:00. Në Durrës vendasit e Teutës morën një fitore mjaft të vyer me përmbysje, teksa mposhtën Bylisin e rikthyer në Superiore me rezultatin 2-1.

Fillimisht ndeshja u zhbllokua në të 14-ën me golin e brazilianit Walisson, i cili kaloi pëpara ballshiotët. Por e menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e Teutës me Emiljano Vilën që barazoi në minutën e 21.

E kur duke se gjithçka do të shkonte drejt barazimit, durrsakët shënuan golin e fitores në të 89-ën duke e nisur mbarë sezonin e ri.

Ndërkohë në sfidën tjetër, atë të Elbasanit mes Dinamos dhe Egnatias tre pikët i morën kampionët në fuqi.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës triumfuan pastër me golat e Vuthaj në të 47-ën dhe Lushkjas në të 69-ën pas një aksioni model.

Këto ishin dy takimet e luajtura sot që çelën siparin e Superiores dhe për momentin Teuta dhe Egnatia ndajnë vendin e parë.

Sakaq, nesër do të kemi sfidat e tjera ato mes: Laçi-Tirana në 17:00, Partizani-Vllaznia në 20:00 dhe Skënderbeu-Elbasani në 20:00.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?