Gramoz Murataj

Katër agjentë të infiltruar e përgjimet çmontuan grupin e basteve dhe çuan në arrest Muratajn e Mulajn

24 Shkurt 2020, 13:40| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 13:41

  • Share

Katër agjentë policie të infiltruar si bastexhinj, kanë kryer veprime aktive të autorizuara nga prokuroria e Tiranës, me qëllim vendosjen e basteve sportive, në pikat e paligjshme që kontrolloheshin nga Gramoz Murataj, biznesmeni i kompanisë “EccoBet”, Ervis Mulaj, vëllai i kryetares së KPA Natasha Mulaj, dhe persona të tjerë. Agjentët nëpërmjet infiltrimit të tyre kanë arritur të zbërthejnë të gjithë skemën si vepronin këta persona, ku falë veprimeve të tyre dhe përgjimeve të realizuara me vendim të gjykatës së Tiranës, është arritur të konkretizohet një operacion me 115 persona të arrestuar.

Nga përgjimi i bisedave telefonike por edhe nga futja në këto lojra të 4 agjentëve të infiltruar, është arritur të çmontohet e gjithë skema e lojërave të fatit në disa qytete.


Lajmi kryesor:

'Fati i Lojërave'/ Gjykata burg pa afat bosit të basteve dhe vëllait të shefes së KPA-së së Vettingut (Seanca 14 orë-VENDIMI I PLOTE)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?