Alvaro Morata dhe Alice Campello janë ndarë. Lojtari i Milanit dhe kapiteni i Spanjës e bëri njoftimin në rrjetet sociale me një mesazh të gjatë, duke konfirmuar kështu thashethemet e ditëve të fundit të cilat pëshpëritnin për një krizë të rëndë në çift.
"Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshëm dhe e respektuar në të cilën ne e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryt i të cilave ishin katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë. Ky është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”, ka shkruar futbollisti spanjoll.
Pse u ndanë Alvaro Morata dhe Alice Campello
Morata shtoi në lidhje me ndarjen e tij nga Alice Campello se ishin keqkuptimet ato që i dhanë fund lidhjes.
"Mos shpikni histori për një minutë, e përsëris; nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak i konsumojnë gjërat. Alice gjithmonë do ketë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që kemi përjetuar së bashku ishte e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer."
Kujtojmë se muajt e fundit Morata u përball me sulme në rrjetet sociale dhe në rrugë, kjo për formën e tij, duke dashur edhe ndihmë nga specialistët për të kaluar momentin e vështirë.