Sociale

Katër fëmijë jetimë, historia tronditëse e familjes Kamberi në Bulqizë! Gjyshi invalid kërkon ndihmë të rrisë nipat e mbesat

14 Shtator, 15:56| Përditesimi: 14 Shtator, 16:22

  • Share

Katër fëmijë të vegjël jetime gjenden në kushte të mjerueshme në Bulqizë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Banesa e tyre e rrënuar ndodhet në një fshat malor, të braktisur. Gjyshi i tyre, Pëllumb Kamberi, e ka te pamundur të rrisë nipat e mbesat, pasi i kanë vdekur të dy djemtë.

***

Pasi kemi udhëtuar 35 kilometra nga qyteti i Bulqizës drejt fshatit Tërnovë e Vogël mund të takojmë Kamberi, e vetmja e mbetur në fshatin, që kur dikur jetonin rreth 35 familje.

Realiteti i trishtë i kësaj familje, veshur me fatkeqësi e pamundësi, të përball me historinë e një kalvari vuajtjesh që duket se nuk kanë të ndalur.

Aksidentimi i kryefamiljarit Pëllumb Kamberi, i cili u bë i paaftë për punë duket se ishte vetëm fillimi për t’u pasuar nga vdekja e mëvonshme e djalit të madh, i cili la 2 fëmijë jetimë. 

Dhimbja duket se ne këtë familje është ulur këmbëkryq pasi tetë muaj më parë u nda nga jeta dhe djali i dytë, duke lënë jetimë dy fëmijë të mitur, një djalë 2 vjeç dhe një vajzë vetëm 8 muajshe. 

E vetmja e ardhur për familjen Kamberi është pensioni i paaftësisë të cilin e merr Pëllumbi, por që nuk mjafton as për ushqim.

Ndodhur mes këtij realiteti të hidhur, kjo familje pret një dorë ndihme të paktën për të përballuar varfërinë, e cila veç sa po e shton dhimbjen e tyre e fëmijëve jetimë të dy djemve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kllouni: 14/09/2025 16:18

    Po mire ky kryeministri i një vendi të vogel sa një qytet,ne Europ.....nuk i di! Po aty ne zone nuk ka njeri? Nuk ka zyrtar që merr rrogen? Po mire,nuk ju vjen keq per ata femijet e mjere!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?