Ne foto regjisorja Ruth Beckermann

Katër filma të regjisores së njohur austriake Ruth Beckermann në kinematë tona

1 Tetor 2019, 16:54| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 17:09

  • Share

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq në kinema katër dokumentarë të kineastes austriake, fitueses e Berlinales, Ruth Beckermann. Mbrëmjen e djeshme tek “Milenium” u shfaq dokumentari “Valsi i Valdhajmit” (Waldheim waltz), që ka në qendër dokumentimin e historinë së vërtetë të zgjedhjeve të vitit 1986, kur nazisti Kurt Waldheim, ish-sekretari i OKB-së, u përpoq të mbulojë krimet e tij të luftës.

Subjekti i dokumentarit ka në qendër çështjen "Waldheim", e cila ishte çështja kryesore në politikën austriake të vitit 1986. Kurt Waldheim, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB, garonte për president të Austrisë por njerëzit në sheshet e Vjenës protestonin kundër zgjedhjes së tij, për shkak të së kaluarës së errët të Waldheim-it, si bashkëpunëtor i nazistëve gjatë kohës së luftës. Ruth Beckermann ishte mes protestuesve dhe xhiroi gjithçka me kamerën e saj. 32 vjet më vonë ajo realizoi dokumentarin “Valsi i Valdhajmit” ku analizon çështjen Waldheim dhe gjen shumë të përbashkëta me gjërat që po ndodhin aktualisht, në kohën e liderëve tanë populistë.

Në mbrëmjen e sotme, ora 21.00, regjisorja Ruth Beckermann prezanton në kinemanë “Milenium” dokumentarin fitues të Vjenales, “East of war” (East of war). Filmi u xhirua në muzeun ku ekspozoheshin krimet e luftës gjermane dhe regjisorja intervistoi veteranët mbi ngjarjet që mbajnë mend, dhe ato që i mohojnë.

Ndërsa, nesër regjisorja Ruth Beckermann prezanton dy filma në tek kinema “Agimi”. Në orën 19:00, Ruth ndanme ne esenë emocionuese të 2013-ës, “Those who go those who stay”. Ndërsa, në orën 21:00, shfaqet  rrugëtimi brilant i vitit 1983 në të kaluarën hebreje të kryeqytetit austriak, “Kthim në Vjen” . Gjatë ditës së nesërme midis prezantimit të filmave, drejtoresha e AQSHF-së, Iris Elezi, do të zhvillojë një masterklasë me kineasten Ruth Beckermann. Hyrja është e lirë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?