Etrit Berisha

Katër futbollistët e Kombëtares që janë ende pa kontratë

13 Shtator, 13:36| Përditesimi: 13 Shtator, 13:39

  • Share

Dritarja e transferimeve për futbollistët është mbyllur, ndërsa katër nga lojtarët e Kombëtares janë ende pa kontratë dhe si të lirë mund të firmosin në secilin klub që do kenë ofertë.

Largimi nga Empoli bëri që Etrit Berisha në moshën 34-vjeçare të mos e ketë një kontratë aktive, teksa përflitet një rikthim te Kalmar në Suedi, aty ku e nisi me futbollin e madh.

Edhe Kastriot Dermaku është në pritje të ofertave, teksa ka mbetur pa ekip pas skadimit të kontratës me Leçen. Mbrojtësi tjetër, Frederik Veseli është pranë Dinamo Tiranës, ndërsa vijon të jetë ende pa ekip. Gjithashtu edhe Endri Çekiçi vijon të jetë pa ekip.

Disa nga kuqezinjtë që ndryshuan skuadër këtë verë: Thomas Strakosha, Armando Broja, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Marvin Çuni dhe Marash Kumbulla.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?