Familja mbretërore britanike

VIP & Spektakël

Katër gjenerata në një foto...familja mbretërore britanike sjell foton e parë për 2020-ën

4 Janar 2020, 20:13| Përditesimi: 4 Janar 2020, 20:20

  • Share

Familja mbretërore britanike ka realizuar foton e parë të këtij viti për të shënuar fillimin e një dekade te re.

Katër gjenerata janë bashkuar në një foto, mbretëresha Elizabeth dhe princat Charles, William dhe George u mblodhen me 18 dhjetor ne Pallatin Buckingham në Londër për të realizuar foton e familjes mbretërore.

Kjo ështe fotoja e dytë në historinë e Anglisë, ku e para u realizua në prill të vitit 2016 për ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth e cila më vonë u përdor edhe si pullë postare.

Fotografi i familjes mbretërore Ranald Mackechnie në një intervistë për mediat e huaja është shprehur se gjithçka ishte shumë e thjeshtë.

Ai tha se e kishte pasur më të lehtë të shkrepte foto me familjen mbretërore se sa me familjen e tij.

Ndërkohë për Krishtlindje Duka dhe Dukesha e Cambridge realizuan një foto të adhurueshme të familjes së tyre nën efektet bardhe e zi ku shfaqet William me një kapele të vjetër duke mbajtur princin e vogël Louis.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?