Sebastian Vettel nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në botën e Formula 1, një vit pasi u tërhoq nga garat e shpejtësisë. Katër herë kampioni i botës në F1 ishte pjesë e Ferrarit dhe në moshën 35-vjeçare vendosi të tërhiqej, ndërkohë që ka marrë seriozisht një rikthim.
"Nuk do t’i them jo një oferte nga ndonjë skuadër e Formula 1 për t’u rikthyer në garë. Ju e kuptoni arsyen. Të gjithë janë rikthyer dhe unë e kuptoj se përse e kanë bërë. Tërheqja nga garat është e vështirë, pasi pasioni për këtë sport është më i madh”, tha Vettel, që e mbylli karrierën me Aston Martin.
Për kampionin e 4-fishtë të botës, angazhimi pas tërheqjes është sfida më e madhe e sportistëve.
"Natyrisht që rikthimi do të zgjasë pak vite, pasi jam 36 vjeç, por gjithçka do të varet nga sfida, çfarëdo qoftë ajo. Sfida më e madhe për çdo pilot dhe sfida më e madhe për çdo sportist është se çfarë do të bësh pas tërheqjes. Unë mund të bëj ende shumë gjëra të mëdha që më japin kënaqësi të madhe", tha piloti gjerman.
Më pas, i pyetur nëse ndihet gati për një rikthim, Vettel tregoi se është në gjendjen e duhur fizike.
"Po, por sepse dua ta bëj këtë gjë. Nuk do të rikthehem sepse dikush po dështon dhe duan ndihmën time, potr sepse e dua këtë sport", tha mes të tjerash gjermani.