Lucas Perez kur luante me Arsenalin

Sport

Katër javë në izolim, sulmuesi i PSV-së diagnostikohet me tuberkuloz aktiv

25 Mars, 09:29| Përditesimi: 25 Mars, 09:30

  • Share

HOLANDË - PSV Eindhoven ka njoftuar se një nga lojtarët e skuadrës ka tuberkuloz aktiv. Sipas De Telegraaf, futbollisti është Lucas Perez, sulmuesi spanjoll 36-vjeçar, që kaloi në Holandë në fund të shkurtit pas një udhëtimi të gjatë me makinë, për shkak se i frikësohej fluturimit.

Sipas shtypit holandez, janë informuar personat që kanë pasur kontakt të afërt me 36-vjeçarin. Tuberkulozi është një sëmundje infektive që zakonisht prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes ajrit.

Në play-off e Champions League, PSV eliminoi Juventusin, përpara se të eliminoheshin në raundin e 1/8 nga Arsenali. Perez nuk luajti kundër bardhezinjve, edhe për shkak se nuk ishte në listën e UEFA-s dhe deri më tani ka grumbulluar gjithsej 24 minuta në fushë.

Mediet bëjnë me dije se ai do qëndrojë të paktën katër javë në izolim dhe do ndiqet gjendja e tij, duke shpresuar se sulmuesi nuk do ketë probleme të mëtejshme.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?