Politikë

Kërkesat për rinumërim/ Deklarata e Berishës para se PD të dilte kundër kandidatëve të saj në KAS: Janë të lirë, jemi për transparencë (VIDEO)

30 Maj, 17:12| Përditesimi: 30 Maj, 23:10

  • Share

Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të thellë historike që mori, brenda partisë ka nisur edhe ‘lufta’ me akuza për vjedhje të votës preferenciale.

Por teksa sot pretendoi se kandidatët ishin të lirë për ankimime sepse ai ruan standardin e transparencës, jo si kundërshtari i tij Rama që i pengon, pasdite KAS-i i rrëzoi këto kërkesa të 4 kandidatëve dhe një nga argumentet ligjore ishte se "ankimimet nuk duheshin bërë individuale, por nga partia".

Por kjo zbuloi edhe "mashtrimin" e radhës të Berishës, i cili vetëm pak orë më parë, në konferencën për mediat sot, kishte thënë se e mbështeste kërkesën për transparencë të kandidatëve, teksa PD u doli kundër kandidatëve të saj, duke bashkuar votat me PS, e për rrjedhojë iu rrëzuan edhe ankimet për rinumërim. 

"Farsë elektorale nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm. Kjo që thoni ju, 2,3,4,5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi. Përkundrazi. Kurse përsa u përket kandidatëve, unë nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo sa kanë kërkuar procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë, ne nuk bllokojmë asnjë njeri që të bëjë transparencën, fare”, u shpreh ai.

Madje theksoi se nëse ka pasur njerëz që kanë deformuar rezultatin brenda partisë, si në rastin ku Alimehmeti pretendonte se në një kuti kishte marrë 27 vota, por i ishin shënuar zero, do të përgjigjeshin ligjërisht.

“Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor, padiskutim. Ne nuk kemi këtu dy standarde. Nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën, atë s’e bëjmë kurrë ne. Besoj se e qartë përgjigja. Nuk e di sa janë. Edhe para dy ditësh kam përsërit udhëzimet, ku çdo kandidat qe kërkon transparencë, duhet ta mbështesim plotësisht nga partia, sepse ashtu e kërkon ligji", tha Berisha.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?