VIDEO/ E ndjekin me vrap deri në servis dhe e rrahin me shkopinj bejsbolli, dhunohet barbarisht 30 vjeçari në Korçë! Ja pamjet

22 Mars, 15:50| Përditesimi: 22 Mars, 17:39

  • Share

KORCË- Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16 të Korçës në ambientin e një servisi 4 të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur me shkopinj bejsbolli 30-vjeçarin Ramadan Hasani i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet që 30 vjeçari ndiqet nga katër persona të cilët në duar kanë shkopinj bejsbolli. Në përpjekje për të shpëtuar, i riu ka vrapuar drejt servisit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë goditur barbarisht me shkopinj.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët; Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.  

Nga hetimet e kryera dyshohet se dhuna ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14 shkurt midis Spartak Selimës që është në kërkim dhe të plagosurit Ramadan Hasani dhe vëllait të këtij të fundit. I plagosuri Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe i kanë i kanë dëmtuar mjetin më 14 shkurt, sherr që solli dhunën e sotme, në shenjë hakmarrje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një reagim në rrjetet sociale shkruan se “rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë raste alarme"

Ora 16:37
Korçë/ Dhunuan barbarisht 30 vjeçarin, identifikohen autorët! Sherri nisi më 14 shkurt, i plagosuri rrahu njërin prej autorëve e i gërvishti makinën

1711122031_korce.JPG

Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri janë katër personat që kanë dhunuar barbarisht 30 vjeçarin Ramadan Hasani në Korçë. Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt. Report Tv mëson se Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe i kanë i kanë dëmtuar mjetin. Ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

Ora 16:25
Dhunuan me shkop bejsbolli 30 vjeçarin, reagon ministri Balla: Alarmante

1710333864_taulantballa.JPG

Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagon lidhur me dhunën në Korçë.

"Policia e Shtetit duhet t’i kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale. Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë online dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale"

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?