Sezoni 2023-24 në futboll është drejt fundit, me shumicën e kampionateve që kanë mësuar verdiktet për titullin kampion dhe skuadrat që rrëzohen nga liga. Në Ballkan, katër skuadra shqiptare janë kampione.
Në Shqipëria, finalja e madhe e sezonit është mes Partizanit dhe Egnatias. Dueli merr jetë më 26 maj në orën 19:00 në "Air Albania" dhe një mes tyre do ngrejë trofeun.
Ndërkohë në Kosovë është FK Ballkani që për herën e tretë radhazi dhe të tretën në histori me Ilir Dajën në stol ngre trofeun. Më tej, në Malin e Zi skuadra e Deçiçit të Tuzit ka shkruar historinë dhe për herë të parë është shpallur kampione. Skuadra është shqiptare dhe do ketë shansin të provojë veten në eliminatoret e Champions League.
Në Maqedoninë e Veriut është skuadra tjetër shqiptare e Strugës që për vitin e dytë radhazi ka siguruar titullin kampion. Kështu, një mes Egnatias dhe Partizanit, Ballkanit, Deçiçit apo dhe Strugës mund të përplasen në eliminatoret e Champions League.