Gjatë arrestimeve nga RENEA në Shkodër

Kronikë
Top 24

Katër të arrestuarit në Shkodër pas vrasjeve, Gjykata lë në burg tre 'të fortët', njëri lirohet (EMRAT)

7 Shtator 2018, 16:08| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 21:40

  • Share

SHKODER - Gjykata e Shkodrës, në një seancë e cila ka zgjatur rreth tre orë, ka dhënë masën e sigurisë për katër të arrestuarit nga RENEA gjatë operacioni tre ditor, pas vrasjeve mafioze në kryeqendrën e veriut, ndërsa u sekuestruan edhe disa automjete luksoze të blinduara. 

Ilir Bajri, Erogen Vaso (Bajroviç) dhe Emer Plaku janë lënë në arrest me burg 30 ditor, deri në mbërritjen e ekspertimit të Prokurorisë për armët e sekuestruara. Ndërsa për Asmer Bilalin jepet masë "arrest shtëpie" i mbikëqyrur nga Policia e Shtetit. Akuzat e prokurorisë janë për armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Por dy akuzat e ngritura nga prokurorja Esmeralda Ndoci duket se nuk kanë bindur gjyqtaren Irida Kaceri e cila ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit vetëm për akuzën e armëmbajtjeve pa leje. 

Komento

Komente

  • Ahhahahahah: 07/09/2018 22:30

    Po si more I lirut??? Hajde shtet hajde ! Po hajt ska Gja se tesh po vrahen me njeni tjetrin

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 07/09/2018 18:32

    Rrnofte Birisha. Na bani me arme e makina te blindume.

    Përgjigju
  • altin top: 07/09/2018 17:13

    Ore pse i kapni pa pas prova? hajde shtet hajde...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?