Koronavirusi/ 21-vjeçarja viktima më e re në Shqipëri, 4 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit, 85 raste te reja, shefja e ISHSH-së dyshohet me COVID, shtrohet tek Sanatoriumi

15 Korrik 2020, 11:08| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 18:30

  • Share

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 101. Mes tyre është edhe një 21-vjeçare e cila u raportua më herët e vdekur, për shkak se nuk mundi të fitonte luftën me koronavirusin. 21-vjeçarja e cila gjendej e intubuar vuante nga sindromi metabolik. Gjendja e saj është përkeqësuar në mënyrë të mënjehershme dhe mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, duke u bërë viktima me moshën më të re në Shqipëri.

Ndërkohë ka humbur jetën gjithashtu një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e doktorëve.

Sakaq rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit kanë rezultuar 85 nga 361 teste të bëra gjithsej.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)

Testime totale             33750

Raste pozitive              3752

Raste të shëruara       2091

Raste Aktive                1560

Humbje jete                101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              699

Durrës             217

Shkodër          198

Vlorë               100

Lezhë               80

Kukës               58

Korçë               49

Elbasan            42

Berat                40

Fier                  36

Gjirokastër       22

Dibër               19

1594804442_covid.jpg

Foto nga brenda Infektivit , pacientja 49- vjeçare që ndërroi jetë sot

 

Ora 18:18
Shefja e ISHSH-së, Vjollca Braho shtrohet tek Sanatoriumi, dyshohet se është infektuar me COVID

1594830147_vjollca.JPG

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho dyshohet se është infektuar me koronavirus. Ajo është shtruar diten e sotme në spitalin e Sanatoriumit dhe po trajtohet me oksigjen. Braho ka qenë në terren për inspektime për zbatimin e rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit. Më 13 korrik Sanatoriumi është shndërruar në spital COVID 2 për shkak të numrit të lartë të të shtruarve në spitalin Infektiv.

Ora 17:23
Infektohet punonjësja, mbyllet zyra e gjendjes civile në Vlorë

Zyra e gjendjes civile në Vlorë është mbyllur, pasi një punonjëse rezultoi e infektuar me COVID. Të gjitha shërbimet për qytetarët do të ofrohen në zyrat e njësive administrative deri në një urdhër të dytë.

1594826915_gjendjacivileneVlore.jpg

Ora 14:11
Skaneri e nxjerr pozitive me COVID-19, 50-vjeçarja nga Elbasani dërgohet me urgjencë te 'Shefqet Ndroqi'

Ndërkohë po në Elbasan një tjetër rast pozitiv është regjistruar mesditën e sotme, që nuk është llogaritur në bilancin e mëngjesit nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo për shkak se kryerja e tamponit është bërë me vonesë dhe për këtë arsye familjarët e kanë dërguar 50-vjeçaren në fjalë me urgjencë në spital. Atje është vendosur të kryhet skaneri dhe ka rezultuar se është mbartëse e koronavirusit nëpërmjet ekzaminimit në repartin e imazherisë.

Më pas është vendosur që 50-vjeçarja të dërgohet në spitalin COVID 2 te Shefqet Ndroqi.

Ora 12:24
Tre rastet me COVID-19 në Elbasan, mes tyre një polic dhe bashkëshortja e tij

Sot kanë rezultuar pozitiv me koronavoirus tre persona në Elbasan, mes të cilëve një punonjës i policisë në drejtorinë e këtij qarku. Burime bëjnë me dije se gjithashtu dy rastet e tjera pozitive janë bashkëshortja e policit si dhe babi i një infermiereje të infektuar më parë.

Ora 11:54
Njërën shtëpi ia kishte dëmtuar tërmeti, 49-vjeçarja që ndërroi jetë në Krujë nënë e 5 fëmijëve, dyshohet se u infektua në fasoneri

Sot një nga katër viktimat e shkaktuar nga koronavirusi ishte edhe një 49-vjeçare nga Kruja, e cila qëndronte e intubuar prej një jave. Ajo quhet Florina Elbasani, ndërsa historia e saj tërhoqi vëmendjen, pasi fëmijët e saj dhe e motra i festuan ditëlindjen edhe pse ishte në koma.

Brenda spitalit infektiv ata i dërguan një buqetë me lule në të cilën kishte edhe një letër ku shkruhej: 'Edhe 100 e shtrenjta jonë'.

Burime të 'Report TV' hedhin poshtë atë që thuhet se ajo jetonte në kontenier, pasi ishte në një nga dy shtëpitë që ajo kishte. E para ishte dëmtuar nga tërmeti dhe për këtë arsye kishte lëvizur. Florina ishte gjithashtu nëna e pesë fëmijëve, tre djmeve dhe dy vajzave.

49-vjeçarja ka qenë punonjëse e një fasoneri në Krujë ku edhe mendohet se është infektuar.

Ora 11:44
Rastet pozitive në Berat kontakte të të prekurve të mëparshëm, po ndiqen nga mjekët e familjes

Në Berat sot kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, të cilët sipas burimeve janë kontakte të rasteve të mëparshme. Të dy fatmirësisht gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqen nga mjekët e familjes. Si rrjedhojë nuk ka një vatër të re.

Ora 11:36
Pozitiv në ritestim edhe pas dy javësh, në total 6 raste me COVID në Vlorë, shumica vatra të reja

Nga gjashtë rastet e konfirmuara me COVID-19 në Vlorë, 1 është turist nga Tirana dhe një rast tjetër ritestim i një personi që ka dalë sërish pozitiv pas dy javësh.

Ndërkohë një rast tjetër është kontakt i mjekut të dalë poizitiv në Fier, ndërsa personat e tjerë janë raste të reja dhe po hetohet mënyra se si janë infektuar.

Ora 11:19
Vatër e re COVID-i në Pogradec, infektohet infermieri, u kthye nga Tirana

Në Pogradec janë regjistruar 2 raste me COVID në 24 orët e fundit, një infermier në spital dhe një kontakt me personat që më parë kanë qenë të prekur. Infermieri mësohet se para disa ditësh ka qenë në Tiranë, ky dyshohet se është infektuar. Ndërkohë në të gjithë tamponët e marrë dje nga institucioni i bashkisë kanë rezultuar negativë dhe nuk ka raste të reja nga administrata.

Ora 10:52
COVID-19 i merr jetën një 21-vjeçareje te infektivi, viktima më e re në Shqipëri

Një lajm i hidhur raportohet ditën e sotme nga spitali infektiv, aty ku një 21-vjeçare i është dorëzuar luftës me koronavirusin. 21 vjecarja që ndërroi jetë ka shkuar para 3-4 ditësh tek Infektivi, pasi kishte dhimbje koke. Ka qëndruar në urgjencë për rreth 48 orë dhe më pas shkoi vetë te Infektivi, mëson gazetarja e Report Tv Doris Sallaku.

Ajo qëndronte në spitalin infektiv, teksa luftonte me këtë pandemi famkeqe, e cila i mori edhe jetën. Burime bëjnë me dije se 21-vjeçarja kishte sëmundje bashkëshoqruese, por mosha e saj ka tronditur jo pak, pasi është bërë viktima me moshën më të re në Shqipëri.

Kjo është një alarm se koronavirusi nuk pyet për moshën, por të gjithë duhet të kujdesemi për veten dhe familjarët. Me 21-vjeçaren numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit ka shkuar në 98.

Ora 08:24
Pesë të prekur ditën e sotme me COVID-19 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme

Në 24 orët e fundit pesë persona kanë rezultuar pozitivë në rrethin e Krujës. Burime bëjnë me dije se në total janë kryer 13 testime, për personat të cilët dyshoheshin si të prekur. Sakaq bëhet me dije se të prekurit janë raste të kontakteve të mëparshme, të cilët kanë rezultuar pozitivë.

Në krahasim me ditën e martë numri i të prekurve në Krujë është rritur me dy, pasi 24 orë më parë rezultuan pozitive 3 persona.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oscar: 15/07/2020 18:30

    Nuk ka shprese per shqiptari, jemi popull me mbrapa ne bote me kete mendje, cfar ty bej qeveria nga momenti qe thoni virusi nuk ekziston, po ata qe vdesin cfar jan aktor?? O budallejn qe doni dhe emrat per te besuar

    Përgjigju
  • fadili: 15/07/2020 13:10

    @eri londer Eke emrin e ksaj te shkretes qe nderroi jete

    Përgjigju
  • Turi: 15/07/2020 11:48

    Sa nga te semuret e intubuar jane sheruar dhe sa kane vdekur? Pse nuk e thone kurre? Apo ngaqe te gjithe te intubuarit vdesin, dhe duan ta mbulojne kete fakt? Po nga te shtruarit ne treapi intensive, sa jane sheruar? Mungesa e transparences vjen vetem nga paaftesia e mjekeve per te sheruar te semuret, nuk ka asnje arsye tjeter.

    Përgjigju
    • Shqip: 15/07/2020 15:56

      @Albi, Nuk ka shprese fare me per Shqiperine me Qelbesirat ne cdo maje te pushteteve.

    • alb: 15/07/2020 14:36

      @sfsfdgdfs nq se do ekishe lexuar me kujdes kommentin tim pergjigjia jote do te ishte ndryshe.Atehere pe e thjeshtezoj komentin tim per ta kuptuar me mire.Nuk po flisja per covid 19,eshte e qarte qe nuk eshte gjetur nje terapi ,por per gjendjen skandaloze qe ekziston ne spitalet tona ,nga ana materiale dhe e stafit...E dyta me behet qefi qe permendet studentet,apo mjeket Shqiptare qe punojne ne Gjermani te pakten kane nje shans te mesojne se cdo te thote profesionalizem dhe etike profesionale,te mesojne se si i sherbehet pacientit dhe si mbahet vendi i punes ne baze te kontributit qe jep....Ndoshta ka pak shprese per vendin tone nga gjenerata e re qe punon dhe jeton. jashte : Tung

    • [email protected]: 15/07/2020 13:52

      O Albi ne gjithe boten nuk ka ilac apo ndihme nga mjeket te te sheroje nga covid19. Thjesht shpresojne qe antitrupat e formuara ne trupin tend ta luftojne virusin. Nuk kane cfare i bejne mjeket. T'i fryjne ne b*the virusit?!? Prandaj te gjithe mezi po presin gjetjen e vaksines. Mbaj masken vene edhe modelet e Gjermanise me studente shqiptare lerja Gjermanise. Shendet.

    • Alb: 15/07/2020 12:25

      Gjithsesi edhe nga nje grip i thjeshte vdes ne spitalet shqiptare...dembelizem dhe arrogance pa fund . Mjeke qe luajne rolin e sekserit dhe infermiere qe pertojne te punojne.Asnje motivim,tipike punojes shteterore qe futin kembet ne spitale ndermjet te njohurve ,pa zotesi.Fatkeqesi e madhe per shqiptare qe paguajne sigurime shteterore ne shtet dhe sherbimi eshte nen Zero ... Perse shteti jone nuk ndjek modelet shendetesore psh Gjermanise ose vendeve nordike??? Shteti?? Cili shtet? Thjesht Korrupsion

  • Eri Londer: 15/07/2020 11:20

    Pse nuk i tregojne emrat e personave qe vdesin apo kane frik se u dal genjeshtrat sheshit?

    Përgjigju
    • Memaliaj: 16/07/2020 07:58

      Amantia Carciu nga Gramshi

    • Puka: 15/07/2020 15:35

      A more Eri, mire e ke ti, po pse nuk kap ca si ty qe te rrallohen pak radhet e budallenjve po shkon e kap keta fatkeqet.

    • Mirditor: 15/07/2020 15:21

      Për mendimin tim është e vertet

    • SFSDJGSDKJ: 15/07/2020 13:49

      Aq te kap truri ty. Nuk e kupton çfare eshte dhimbja e atyre qe as nuk i bejne dot funeral atij qe vdes me virus.

  • mjeku: 15/07/2020 11:16

    ju lutemi ne emer te stafit , ruani veten edhe familjaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?