Punonjësit e Bashkisë së Tiranës, duke montuar platenë e drunjtë

Kronikë

Parku i Liqenit/ Katër vite më parë një hapësirë e zënë nga kioskat pa leje, sot zonë me një mol të ri varkash

17 Janar 2019, 10:29| Përditesimi: 17 Janar 2019, 10:46

  • Share

Parku i Liqenit është shndërruar sot në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës. Katër vite më parë ishte një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje, që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, ndërsa sot Parku i Liqenit është një hapësirë ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive. 

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një moli varkash me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar së fundmi platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve.

Tanimë qytetarët e kryeqytetit nuk do të kalojnë vetëm kohën e lirë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial por do të zhvillojnë edhe aktivitete të ndryshme sportive.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës duke ndërtuar platenë e drunjtë të molit të varkave

Komento

Komente

  • Andeti: 17/01/2019 17:36

    Njeriu duhur qe po i ndryshon faqen Tiranes eshte Erion Veliaj.

    Përgjigju
  • renato: 17/01/2019 12:21

    E ke ndryshuar faqen e qytetit ne cdo cep .

    Përgjigju
  • lola: 17/01/2019 12:21

    ka lezet pra si gjithe qytetet e botes dhe europes njerez qe punojne per te miren e qytetit .

    Përgjigju
  • taku: 17/01/2019 12:21

    bravo Lali vazhdo keshtu sic e ke nisur se je ne rruge te mbareeee

    Përgjigju
  • lola: 17/01/2019 12:20

    Lali e ke zbardh faqen e qytetit ... bravooooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?