Interpol

Kronikë

Katër vjet më parë grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari (EMRI)

22 Qershor, 15:46| Përditesimi: 22 Qershor, 15:54

  • Share

Armand Mevlani është 45-vjeçari i cili u ekstradua nga Greqia në Shqipëri.

Në mars të vitit 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, 45-vjeçari vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kërcënuar shitësin me armë zjarri.

Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari. 

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?