Qytetaret 'harrojnë' COVID-19, vërshojnë në rrugë! Pa maska e doreza, në zonat e gjelbra nuk respektohen më masat (VIDEO)

11 Maj 2020, 11:27| Përditesimi: 11 Maj 2020, 14:04

  • Share

E hëna e 11 Majit i gjeti pjesën më të madhe të qyteteve të vendit të çliruara nga masat e ashpra të karantinës. Listës së vendeve të gjelbra nga sot i janë shtuar bashkitë e Lushnjës, Patosit, Roskovecit si dhe Korça, Hasi, Kukësi, Lezha, Mirdita, Fushë-Arrezi, Malësia e Madhe, Puka, Vau i Dejës, Kavaja dhe Vora. (Tabelë+Hartë).

Report Televizion ka kryer një vëzhgim në disa nga qytetet janë cilësuar zonë e gjelbër, ku shihet se qytetarët kanë dalë masivisht në rrugë, pa respektuar aspak distancimin social apo përdorimin e maskave e dorezave që janë ende të domosdoshme. Prej ditës së sotme Bashkia e Lezhës është zone e gjelbër dhe lëvizjet në qytet janë të shumta. Trafiku është gjithashtu i rënduar në rrugët kryesore të qytetit.  Qytetarët lëviznin të  grupuar dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Lushnjaret gjithashtu kanë dalë lirisht sot dhe nuk vihet re të përdorin masa mbrojtëse. Nga sot kanë nisur punën dentistët, parukeritë dhe berberët. Ndërsa bie ne sy mungesa e blerësve edhe pse janë hapur qepenat ne tregun industrial të Lushnjes.

Qyteti historik i Beratit i është kthyer jetës normale. Kamera e Report televizion ka fokusuar sheshet dhe rrugët e tejmbushura nga qytetarët. Po kështu ka lëvizje të shumta me automjete që kanë shkaktuar edhe trafik. Siç shihet në pamje qytetaret, as në Berat nuk respektojnë distancën. Dyqanet e byrektoreve dhe një sërë shërbimesh tregtare janë hapur në qytet.

Edhe Elbasani pasi mori statusin "zonë e gjelbër" iu rikthye jetës normale. Shumë qytetarë kane dale shetitje ose per te bere pazare, ndërsa shihen në rrugë të moshuar e fëmijë. Roskoveci, cili ka pasur vetëm një të prekur nga Covid-19 ka marrë statusin "zonë e gjelbër", por siç shihet nuk ka lëvizje masive. Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi tha se edhe gjatë kohës së karantinës puna për infrastrukturën nuk është ndalur. Hapja e qytetit dhe lëvizja e lirë deri në orën 21:00 është mirëpritur nga tregtarët të cilët shpresojnë të rinisë mbarë puna e ndërprerë prej dy muajsh.

Ora 14:03
Rikthehet trafiku në Kukës, qytetarët në rrugë pa masa mbrojtëse (VIDEO)

Kukësi si zonë e gjelbër e ka nisur me trafik të dendur të automjeteve dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve këtë të hënë, favorizuar edhe nga moti me diell. Kjo ka sjellë dhe mosrespektim të masave duke bërë që qytetarët të humbasin ndërgjegjësimin, pa kuptuar se masat e distancimit social qëndrojnë edhe për zonën e gjelbër.

Trafiku është i rënduar dhe prej faktit se tashmë automjetet  mund të lëvizin lirisht në zonat e gjelbra, por jo ato të kuqe. Për këtë arsye policia rrugore në hyrje -daljet e qytetit ka hequr edhe shenjat ndaluese, por pa hequr dorë me kontrollet në qytet. 

Kukësi është përfshirë në zonat e gjelbra pasi aktualisht  nuk ka raste aktive me koronavirus dhe nëse nuk do të ketë raste nga burime të reja, do të mbetet në hartën ish zonave të prekura me Covid-19 në vendin tonë.

Ora 13:07
Shtohen kontrollet, në Shkodër policia ngre postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse (VIDEO)

Shkodra është një nga ata qytete të cilët konsiderohen ende si zona të rrezikshme, pasi kanë raste aktive me koronavirus. Për këtë arsye sot në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe të policisë, që bëjnë kontrolle për leje kalime, ashtu siç konfirmoi kryeministri Rama javën e kaluar.

Postblloqet janë ngritur në rrugët që të lidhin me Vajën e Dejës dhe Malësinë e Madhe.

Ora 11:30
Berati i rikthehet normalitetit, por qytetarët harrojnë respektimin e masave të sigurisë (VIDEO)

Berati sot është zgjuar më i zhurmshëm se kurrë në këto dy muajt e fundit dhe kjo për shkak se është futur në zonën e gjelbër. Për këtë arsye në rrugë shquheshin lëvizje të mëdha të qytetarëve dhe makinave.

Siç shihet dhe nga pamjet qytetarët e Beratit nuk respektojnë distancën dhe dalin pa maska mbrojtëse, ndërsa bizneset kanë filluar të përgatiten për hapjen e tyre në datën 18. Dyqanet e byrektorëve, berberëve, parekuritë janë të hapura.

Ora 10:55
Në Lezhë rikthehet normaliteti pas më shumë se dy mujash, por qytetarët nuk respektojnë masat e sigurisë (VIDEO)

Prej ditës së sotme Bashkia e Lezhës është zonë e gjelbër, duke rikthyer normalitetin pas 2 muajsh në këtë zonë. Gjatë ditës së hënë lëvizjet në qytet kanë qenë të shumta dhe trafiku ishte mjaft i rënduar. Gjithashtu është vënë re dhe mos respektim i masave të sigurisë nga ana e qytetarëve të cilët lëviznin në mënyrë të grupuar.

Ora 10:53
Durrësi sot shumë ndryshe nga e diela, plazhi i boshatisur nga qytetarët (VIDEO)

Plazhi sot në Durrës është krejtësisht bosh, ndryshe nga e diela kur ishte i populluar nga qytetarë të shumtë, të cilët kishin dalë duke shfrytëzuar lejen e qeverisë për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç.

Edhe pse sot është një ditë me diell, duket se pengesë janë masat e sigurisë për shkak të koronavirusit. Durrësi ashtu si Tirana dhe disa bashki të tjera janë zonë e kuqe.

Ora 09:53
Në Lushnje hapet gjithçka, por bizneseve u mungojnë klientët (VIDEO)

Lushnja është një nga bashkitë e cila nga sot konsiderohet si zonë e gjelbër ndaj koronavirusit. Gjithsesi ashtu si në të gjithë vendin kanë ngritur sot qepenat berberët dhe parukeritë, si dhe janë hapur edhe qendrat tregtare.

Në këto orë të para bie në sy mungesa e blersëve jo vetëm në bizneset e sipërmendura, por edhe e shumë të tjerëve.

Sakaq pavarësisht faktit se është zonë e gjelbër policia ka vijuar me kontrrollet në qytet, kryesisht për distancimin fizik që mbetet një nga masat thelbësore për mbrojtjen nga koronavirusi. Në rrugë qytetarët që lëvizin janë të shumtë, por ajo që bie në sy është se janë pa mjete mbrojtëse si maska dhe doreza

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thethjani: 11/05/2020 17:33

    Shih Shiroken mbushur me njerez dhe pa fe distancimi nga njeri ne klube!ne mes te rruges ne Shirok ka dy police edhe te parkuar furgonin ne krah te kunder ke do lejne ke sdojne slejne per te kaluar sipas rradakes tyre.

    Përgjigju
  • Ded: 11/05/2020 13:40

    Postoblloçet ne Shkoder krejt formale!kalojne 30 makina vetem nje ndalojne,ky eshte serioziteti i policis.

    Përgjigju
    • Ikonomi: 11/05/2020 16:38

      E njejte gje kishte ndodhur dhe ne Himare, postoblloqet ne Llogara nuk funksiononte sepse me 500 lek policit kaloje per pushime ne Himare. Policia e ka fajin sepse e koruptuar deri ne pikun me te fundit te trupit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?