Kathimerini: Vendoset 'bllokada' e parë e Greqisë për Shqipërinë, shkak çështja 'Beleri'

11 Nëntor 2023, 17:37| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 19:40

  • Share

Media greke Kathimerini raporton se Athina zyrtare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave, për shkak të çështjes ‘Beleri’.

“Një përshkallëzim thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqëson vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit”, shkruan Kathimerini.

Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.

“Kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave”, raporton media greke.

Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

• Së pari , gjyqësori dhe të drejtat themelore.

• Së dyti , Drejtësia, liria dhe siguria.

• Së treti , prokurimi publik.

• Së katërti , statistikat.

• Dhe së pesti , kontrolli financiar.

Media greke sjell në vëmendje se pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, ku me një referencë të tërthortë, por jo të qartë flitet për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Gazeta greke, shkruan se ky qëndrim i Greqisë mund të ndryshojë nëse Edi Rama ndryshon qëndrim.

“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”, shkruhet në artikull.

Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Fredi Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare, shton artikulli.

Seanca e radhës e GJKKO ku Beleri do të dalë në gjyq do të zhvillohet më 22 nëntor, por ndërkohë pritet të caktohet një proces i ri për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin.

“Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të Beleri për përsëritjen e një procesi të tillë u refuzuan pa shumë rrotullime nga autoritetet shqiptare”, shkruan media greke.

“Rruga është sigurisht e gjatë deri në finalizimin e procesit për Belerin, ndërsa muajin e ardhshëm do të intensifikohen diskutimet në nivel europian për progresin e Shqipërisë. Ndonëse në Athinë presionet janë të shumta dhe nga drejtime të shumta, në të njëjtën kohë ekziston edhe perceptimi i qëndrimit konstruktiv që Greqia mban pa ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së dhe në këtë rast detyrimin e përdorimit”, përfundon Kathimerini.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 12/11/2023 23:01

    Kjo ashte greqija. Edhe ne shqiptaret per fate te keq po punumje per tan

    Përgjigju
  • Niku: 12/11/2023 20:52

    Beleri duhet te bej denimin me burg sipas ligjit s'na plas menderja per grekun

    Përgjigju
  • Miri: 12/11/2023 15:35

    Greqia vendi me rracist kush ju tha se do te hyjme ne be. Beleri te rrin aty ku eshte. Gjak I prishur

    Përgjigju
  • [email protected]: 12/11/2023 15:03

    Bejleri eshte i poshter grek ,ne ferr le te shkoj,fuck greqia

    Përgjigju
  • mergimtari: 12/11/2023 08:24

    Eshte per te ardhur keq,qe Greqia nje shtet i BE-s vepron ne kete menyre.Te kerkosh qe K/ministri te ndikoj tek gjyqesori do te thote se nuk eshte per shtetin ligjor.Ne drejtesi nuk duhet te kete qasje politike.Greqia,qe pretendon per "padrejtesi" kunder nje personi, haron mijera emigrante shqiptar ne Greqi,qe sdhe pas 30-viteve qendrim TE LIGJSHEM jane pa dokumente.Keto gjera duhet te kerkoj Shqiperia kundrejt shtetit Grek duke perfshire edhe kontributet e ketyre emigranteve me siguracionet e tyre.Mjaft me sebepe per te realizuar "Megali idene".Greqia te respektoj minoritetet dhe jo te thote se nuk ka te tille.Minoriteti i shqiptareve te ardhur para e pas 1990-tes duhet evidentuar dhe duhet respektuar.K/ministri Shqiptar perpara se te promovoj buste per te huajt te interesohet per komunitetin e emigranteve shqiptar ne Greqi.

    Përgjigju
  • Iris: 12/11/2023 04:39

    Le te kalbet ne burg! Fondet nuk jepen vetem nga BE si grup,hua dhe grante mund te marresh dhe nga shtetet individuale.Deri sa te na vije rradha te futemi ne BE, do te kete kaluar mjaft kohe sa qe dhe Beleri do te jete denuar e mbaruar denimin duke marre parasysh qe denimi do te jete gati simbolik.Keshtu qe bejme dhe pa Greqine e Beun e Himares.

    Përgjigju
  • Te pirdhen: 11/11/2023 19:49

    Grekt te pirdhen se jane komplet fallco ! Te nise gradualisht goditja e grekeve dhe qeshtja cameve ne hage, politikisht Greket kane mbaruar , dhe nje destabilizim i mundshem nga turqia e nxjerr greqine jashte cdo politike! As Cekia nuk pyet per grekt as Croacia, as nuk e rrruan kush per grekt se jane komplet nen nivel te EU! Gjynah na vjen te themi te vertetat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?