Maksim Cela

Kronikë

Katia Bano: Djali im polic që i shërbeu shtetit prehet në varr, vrasësi sot i lirë në Angli! Klentin ia ekzekutoi banda Aldo Bares në 2020

17 Mars, 20:25| Përditesimi: 17 Mars, 21:29

  • Share

Katia Bano, nëna e Klenti Banos, oficer i policisë kriminale në Lushnjë i cili u vra në një atentat mafioz në 2000, pasi po hetonte veprimtarinë e bandës së Lushnjës ka folur për gazetën britanike ‘the Sun’. Kjo gazetë pak ditë më parë zbuloi si Maksim Çela, një nga anëtarët e bandës së Lushnjes kishte hyrë në Angli me pasaportë false e kërkonte azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Katia Bano, mësuese matematike në pension, 77 vjeç, mes lotëve tregoi sesi i biri i saj u ekzekutua nga njerëzit e dërguar nga Çela. Ky i fundit, 59 vjeç, po lufton për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin se është në rrezik nga bandat rivale në atdheun e tij.

“Jam e habitur sesi Maksim Cela arriti të hyjë në Britani dhe që vrasësi i djalit tim është tani i lirë atje. Ai duhej të kalonte jetën në burg për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që i shërbente shtetit. Nuk e kuptoj pse tolerohet në Britani. Më trishton pa masë fakti që ai ka një jetë të re atje, ndërsa im bir prehet në varr” , thotë ajo, shkruan the Sun. 

Çela vazhdon të ecë i lirë në rrugët e Britanisë, ndërsa lufton për të mbetur në vend, duke përdorur argumente mbi të drejtat e njeriut.

"The Sun" ekskluzivisht zbuloi – pas një beteje dyvjeçare në gjykatë për të hequr ndalimin e emrit të tij – se Maksim Çela u strehua në Mbretërinë e Bashkuar vetëm pesë ditë pasi kishte shërbyer gjysmën e një dënimi me 25 vite burg.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?