Kultura

Katolikët në Shkodër kremtojnë festën e Zojës, famullia e qytetit merr emrin 'Zoja e Shkodrës'

18 Tetor 2021, 21:08| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 21:17

  • Share

Frymëzim i nënës Hyjnore, Zojës së Këshillit të Mirë besimtarët katolikë shkodranë kremtuan edhe këtë vit në meshën e shenjtë Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores qiellore të Shqipërisë.

Gëzimi, lutjet dhe fishekzjarrët janë bërë pjesë e kësaj ditë të shënuar në rrugët e qytetit, ndërsa nga sot Famullia do të mbajë emrin “Zoja e Shkodrës”.

Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj, përcolli mesazhet e rëndësishme për  besimtarët shkodranë dhe gjithë shqiptarët

“Për të gjithë familjet shkodrane është një moment i ripërtëritjes së kishës katedrale dhe famullisë së Shkodrës është edhe një moment hiri për të ripërtërirë fenë dhe për të marrë këto lajme të gëzueshme që Zoti përmes Marisë në mënyrë të veçantë kërkon t\i komunikojë zemrës njerëzore”, tha Dom Vlash Palaj.

Në përkujtim të pajtores së Shqipërisë, qyteti verior kremton prej vitesh Festën e Zojës së Shkodrës si një festë tradicionale e lashtë që fillon në kalendarin e besimtarëve në pjesën e dytë të tetorit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?