‘Katundi i vjetër’ në Mirditë, atraksion turistik, banorët: Na mungon infrastruktura! Kryebashkiaku: Do investojmë, pjesë e projektit ‘100 fshatrat’

2 Maj 2022, 17:30| Përditesimi: 2 Maj 2022, 18:24

  • Share

Nuk i mungojnë investimet në turizmin gastronomik e as mikpritja, por fshatit Katund i Vjetër në Mirditë, i mungojnë investimet bazë. Vetëm 7 km larg” Rrugës së Kombit”, Katundi i vjetër është një ndër destinacionet më të preferuara turistike, me rreth 50 mijë vizitorë në vit. Por, fshatit i mungon një rrugë me parametra normalë, si dhe ndriçimi.

"Rruga lidhëse nga Rubiku deri në fshat është për të vënë duart në kokë", tha një banor.

 "Kam bërë investim 400 mijë euro dhe shumë ditë nuk kam mundur të mbërrijë në shtëpi. Duhet me patjetër të zgjerohet dhe rregullohet rruga sepse është e ngushtë", tha një tjetër banor.

Rehabilitimi i qendrës të fshatit që e ka bazuar jetesën tek agroturizmi, sipas banorëve do të shtonte numrin e vizitorëve.

"Duhet bërë rehabilitimi i qendrës së fshatit dhe ndriçimi", tha një tjetër banor.

Report Tv kontaktoi me telefon kryebashkiakun e Mirditës Ndrec Dedaj, i cili nuk dha afat se kur këto probleme do të gjejnë zgjidhje, por deklaroi se investimet janë në objektivat dhe projektet e bashkisë, ndaj edhe Katundi i vjetër është përfshirë në projektin “100 fshatrat”. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?