Katy Perry

Katy Perryt ‘i kushton’ videoklipi i këngës së re, Spanja e vë në hetim

14 Gusht, 17:59| Përditesimi: 14 Gusht, 18:10

  • Share

Videoklipi i këngës së re, ‘Lifetimes’ i ka kushtuar këngëtares së njohur Katy Perry. Spanja ka nisur hetimet ndaj këngëtares, pasi në videoklipin i këngës është filmuar pa leje në dunat e mbrojtura në ishullin S'Espalmador në Formentera.

Katy Perry shfaqet duke shijuar plazhet dhe duke festuar në klube në ishujt Ibiza dhe Formentera.

Një deklaratë nga qeveria spanjolle pretendonte se kompania e prodhimit nuk kishte kërkuar leje për të zhvilluar videoklipin në ambientet e dunave, të cilat janë zonë e mbrojtur.

Zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën "krime kundër mjedisit", pasi xhirimet mund të autorizohen në zonë.

Departamenti i mjedisit i Ishujve Balearik lëshoi ​​një deklaratë për shtyp të martën, duke pretenduar se kompania e prodhimit të videos nuk kishte siguruar autorizimin e nevojshëm përpara xhirimit.

Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se “kanë nisur veprimet hetimore paraprake”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?