Katy Perry, këngëtarja e njohur britanike

Bota

Katy Perry fluturon në hapësirë me një lule margaritar për vajzën e saj, ekuipazhi i 'Blue Origin' bën histori

14 Prill, 22:55| Përditesimi: 14 Prill, 23:10

  • Share

Një kapitull i ri u shkrua në historinë e fluturimeve hapësinore mëngjesin e së hënës, kur kompania Blue Origin realizoi me sukses një tjetër udhëtim të shkurtër në hapësirë këtë herë me një ekuipazh të përbërë vetëm nga gra. Fluturimi zgjati rreth 11 minuta dhe arriti në një lartësi mbi 60 milje (rreth 96 kilometra) mbi sipërfaqen e Tokës, duke kaluar kufirin e njohur të hapësirës.

Në mesin e figurave të njohura që morën pjesë në këtë mision historik ishte edhe këngëtarja e famshme Katy Perry. Ajo ndau me emocion se kishte marrë me vete një lule margaritar si simbol dashurie për vajzën e saj 4-vjeçare, Daisy Dove Bloom, të cilën e ka me aktorin britanik Orlando Bloom.

"Desha të merrja një pjesë të saj me vete lart në yje," është shprehur Perry pas kthimit nga udhëtimi, duke shtuar se për të, ky moment ishte më shumë se thjesht një aventurë ishte një përjetim shpirtëror dhe një mesazh për vajzën e saj që gjithçka është e mundur.

Ky udhëtim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Blue Origin për të demokratizuar hapësirën dhe për të promovuar përfshirjen gjinore në eksplorimin hapësinor. Ekuipazhi përbëhej nga gra me prejardhje dhe përvoja të ndryshme, duke përfshirë profesioniste të teknologjisë, aktiviste, dhe personalitete publike që kanë ndikuar në rrugëtimin e grave në fusha të dominuara tradicionalisht nga burrat, raportohet në media.

Ky mision është vlerësuar gjerësisht si një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore edhe në sektorin e hapësirës, dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm të vajzave që ëndërrojnë të prekin yjet  në kuptimin e plotë të fjalës.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?