Foto ilustruese

Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabis në fshatin Bardhorë! Në pranga faturisti i ujit, dyshohet për kultivim të lëndës narkotike dhe shpërdorim detyre (EMRI)

30 Korrik, 12:37| Përditesimi: 30 Korrik, 13:04

  • Share

Kavajë- Asgjësohen 530 bimë kanabis që ishin kultivuar në fshatin Bardhorë. Bimët vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm.

Në pranga është vendosur 61 vjeçari Idriz Boci, banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist uji, pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike, njoftoi sot policia.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?