Foto ilustruese

Kronikë

Kavajë/ Aksident tragjik në Gosë-Vilë Bashtovë! Kishte ndaluar mjetin për defekt teknik, e përplas një makinë tjetër, humb jetën 60-vjeçari

5 Dhjetor 2024, 20:25| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 20:28

  • Share

KAVAJË - Një aksident fatal ndodhi në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, ku një automjet tip Ford, i drejtuar nga shtetasi K.O., përplasi një automjet Peugeot të ndaluar në rrugë për shkak të një defekti teknik, por pa sinjalistikë paralajmëruese.

Përplasja e zhvendosi automjetin Peugeot jashtë rrugës, duke goditur drejtuesin e tij, shtetasin 60-vjeçar B.F., i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i Ford-it është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

'Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet  tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç,  është zhvendosur jashtë rruge  duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili  për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit  tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?