Foto ilustruese

Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari italian, në kërkim pasagjeri

26 Korrik, 22:20| Përditesimi: 26 Korrik, 22:36

  • Share

Një 54-vjeçar italian është arrestuar, ndërsa pasagjeri 43-vjeçar është shpallur në kërim pasi aksidentuan për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Kavajë-Golem.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:30 teksa italiani dhe shqiptari po udhëtonin me automjetin tip Golf.

Pas aksidentit ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit. Ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 26/07/2024 23:46

    Cfare moshe kishte kembesori or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?