Kronikë

Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 190 çadra e shezlongë në Golem

17 Qershor, 11:55| Përditesimi: 17 Qershor, 13:26

  • Share

Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.

Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se në këtë zonë të bregdetit hoqën 190 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga një qytetare.

Kjo e fundit do të hetohet në gjendje të lirë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.        

Gjatë kontrolleve, në 2 hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.      

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë”, njoftoi sot policia.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?