Kronikë

Kavajë/ Aksioni për lirimin e plazheve publike, Policia: Në Golem u hoqën 70 çadra dhe shezlongë (VIDEO)

13 Qershor, 09:54| Përditesimi: 13 Qershor, 10:08

  • Share

Një natë më parë në Golem, policia e bashkisë Kavajë ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se në këtë zonë të bregdetit hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Ato ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga pushuesit.

Operacioni për këtë aksion u kodua ‘Plazh i lirë’.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.        

Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse.      

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jon: 13/06/2025 10:34

    Këta horrat e Kavajë ju marin lekët per ti vendosur shezllonët pastaj ua heqin,lekët ikën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?