Oltion Dauti

Kronikë

Kavajë/ E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve (EMRAT)

30 Shtator, 13:41| Përditesimi: 30 Shtator, 13:55

  • Share

Kavajë - Një rast i paprecedentë është shënuar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dhunoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Oltion Dauti pas ndërprerjes së kontratës së punës në këtë ndërmarrje.

I arrestuari Altin Allajbej përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?